Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi se Rusia nuk u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të tërhiqnin trupat nga krahu lindor i NATO-s gjatë bisedimeve në Arabinë Saudite. Zëdhënësi e tha këtë në reagim ndaj një artikulli të Financial Times, i cili pretendonte se gjatë bisedimeve në Riad më 18 shkurt, delegatët rusë kërkuan kthimin e NATO-s në kufijtë e viteve ‘90 si kusht për “normalizimin e marrëdhënieve”.