Top News – Trupa amerikane në Ukrainë! / Zëvendësi i Trump kërcënon: Nëse Rusia nuk pranon paqen
14/02/2025 13:58

"Ka mjete ekonomike që mund të përdoren si leva, e ka po ashtu edhe mjete ushtarake", tha Vance për gazetën. Komentet e tij kanë një ton dukshëm të ndryshëm nga deklaratat e tjera të fundit nga Shtëpia e Bardhë, përfshirë ato të presidentiit Trump, i cili sugjeroi këtë javë se Ukraina “mund të jetë ruse një ditë”, pak para se të njoftonte se negociatat e paqes do të fillonin menjëherë pas një telefonate me Putinin. Deklarata e Vance bie gjithashtu në kontrast me Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, i cili tha se SHBA nuk do t'i jepte më prioritet sigurisë evropiane dhe ukrainase. Këtë javë, ai u tha aleatëve të NATO-s se trupat evropiane dhe jo-evropiane, por jo amerikanët, do të duhej të kontrollonin çdo marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë. Intervista e Ëall Street Journal u publikua përpara se Vance të takohej me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Konferencën e Sigurisë së nivelit të lartë në Mynih në Gjermani. Me të mbërritur në Mynih Vance tha se NATO mbetet një aleancë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. "Evropa është sigurisht një aleat shumë i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara, NATO është një aleancë shumë e rëndësishme ushtarake, por ne duam të sigurohemi që NATO të ndërtohet për të ardhmen dhe pjesë e kësaj është sigurimi që NATO të mbajë pak më shumë barrën në Evropë, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të fokusohen në disa nga sfidat tona në Azinë Lindore", tha Vance. Një ndjenjë pasigurie dhe ankthi që ka përfshirë Evropën javën e kaluar, pas njoftimit të Trump, që ngjalli frikën se mund të arrihet një "marrëveshje e pistë" me Putinin për t'i dhënë fund luftës me kushte të favorshme për Moskën pa përfshirjen e Kievit. Shumëkush në Evropë u trondit që Trump i ofroi lëshime Moskës para se të binte dakord për bisedimet e paqes. Komentet e tij dhe të Hegseth vunë gjithashtu në pikëpyetje të ardhmen e unitetit, burimeve dhe financimit të NATO-s, një gur themeli i sigurisë evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore. Befasi ishte edhe fakti që Trump foli me Putinin para se të fliste me Zelenskin.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46