Top News/ Trump zgjedh Kennedy-n e ri / Kundërshtari i vaksinave në krye të shëndetësisë
15/11/2024 12:06

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, thotë se do të emërojë Robert Kennedy Jr. në krye të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, agjenci që ka një shtrirje të gjerë, që nga mbikëqyrja e ilaçeve, vaksinave dhe sigurisë ushqimore, e deri tek kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe programet e kujdesit shëndetësor. “Për një kohë të gjatë, amerikanët janë dëmtuar nga industria ushqimore dhe e prodhimit të ilaçeve, të cilat janë përfshirë në manipulime, keqinformime dhe dezinformime, kur bëhet fjalë për shëndetin publik”, tha Trump në një postim në rrjetin TruthSocial ndërsa njoftoi emërimin e Kennedy. “Kennedy do ta bëjë Amerikën përsëri të madhërishme dhe të shëndetshme!” – tha ai. Kennedy, një ish demokrat që kandidoi si i pavarur në garën presidenciale të këtij viti, i dha fund fushatës së tij duke shprehur mbështetjen për republikanin Donald Trump me premtimin për të patur një rol në politikën shëndetësore të administratës së ardhshme republikane. Që nga ajo kohë, ai dhe Trump i kanë forcuar lidhjet, ndërsa Kennedy u përshëndet me duartrokitje të forta gjatë tubimeve të republikanit Trump. Një skeptik i hershëm ndaj vaksinave, Kennedy është një avokat që për dekada me radhë ka krijuar një bazë të gjerë mbështetësish që e admirojnë punën e tij për mjedisin, duke ngritur padi kundër kompanive të mëdha farmaceutike dhe të prodhimit të plehrave kimike që përdoren në bujqësi. Ai ka bërë thirrje për rregulla më të rrepta lidhur me përbërësit në artikujt ushqimor.

Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07