9 prilli mund të jetë data që lufta amerikano-izraelite në Iran përfundon. Sipas mediava izraelite, SHBA ka caktuar këtë datë si momentin e fundit të sulmeve, pas bisedimeve të kryera mes palëve të përfshira në luftëm duke lënë rreth 21 ditë për arritjen e objektivave dhe negociata të mëtejshme. Bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të zhvillohen këtë javë në Pakistan, teksa mediat izraelite theksojnë se Uashingtoni nuk e ka informuar Izraelin për detajet e bisedave me kryetarin e Parlamentit iranian.