Ish-nënpresidenti Mike Pence ndërpreu garën për nominimin e Partisë Republikane si kandidat për president, duke i dhënë fund kështu fushatës për Shtëpinë e Bardhë pas vështirësive për të mbledhur fonde dhe fituar mbështetje. "Kam vendosur të pezulloj fushatën time për nominimin për president," tha Pence në mbledhjen e Koalicionit Republikan Hebre në Las Vegas. "Që në fillim e kemi ditur se kjo do të ishte një betejë e vështirë, por nuk jam penduar." tha ai.