Top News – Trump urdhëron rihapjen e Alcatrazit / Burgu famëkeq ku do dërgohen shkelësit e dhunshëm
05/05/2025 11:56

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se kishte urdhëruar byronë federale të Burgjeve që të rindërtonte dhe rihapte burgun famëkeq të Alcatrazit në Gjirin e San Franciskos për të "dërguar atje shkelësit më të pamëshirshëm dhe të dhunshëm të Amerikës". "Rindërtoni dhe hapni Alcatrazin!" shkroi ai në platformën Truth Social. "Kur ishim një Komb më serioz, në të kaluarën, nuk hezitonim të burgosnim kriminelët më të rrezikshëm dhe t'i mbanim larg kujtdo që mund të dëmtonin”, tha ai. Burgu federal në Alcatraz strehonte kriminelë famëkeq amerikanë si Al Capone para se të mbyllej në vitin 1963. Tani është një nga destinacionet turistike më të njohura të San Franciskos. "Sot, po i kërkoj Byrosë së Burgjeve, së bashku me Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Sigurinë Kombëtare, që të rihapin një ALCATRAZ të zgjeruar dhe të rindërtuar në mënyrë të konsiderueshme", shkroi Trump. Ai i tha gazetarëve ndërsa kthehej në Shtëpinë e Bardhë nga Florida, se rihapja e burgut ishte vetëm një ide që ai e ka pasur prej kohësh. "Është një simbol i ligjit dhe rendit," tha ai. Alcatraz u reklamua si burgu më i sigurt i Amerikës duke pasur parasysh vendndodhjen në një ishull, në mes të ujërave të akullta dhe rrymave të forta. Asnjë arratisje e suksesshme nuk është regjistruar zyrtarisht nga Alcatrazi, megjithëse pesë të burgosur janë të listuar si "të zhdukur dhe të supozuar të mbytur". Alcatraz u mbyll sepse ishte shumë i kushtueshëm për të vazhduar funksionimin, sipas faqes së internetit të Byrosë Federale të Burgjeve, kryesisht për shkak të vendndodhjes së tij në ishull. Ishte pothuajse tre herë më i kushtueshëm për t'u operuar sesa çdo burg tjetër federal, thuhet në faqen e internetit të byrosë.

Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26