Pavarësisht taksave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj vendeve të tjera, duket se Trump po tërhiqet, kur këto shtet premtojnë investime serioze në SHBA. Një rast i tillë është ai i Japonisë, vend për të cilin Presidenti Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ul tarifat për importet e makinave japoneze nga 27.5% në 15%, duke lehtësuar pasigurinë për gjigantët automobilistikë si Toyota, Honda dhe Nissan.