Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe Presidenti kinez Xi Jinping kanë bërë progress në arritjen e një marrëveshjeje për TikTok, ndërsa njoftoi dhe një takim ballë për ballë pas gjsahtë javësh në Korenë e Jugut, ku do të diskutojnë për tregtinë, drogat e paligjshme dhe luftën e Rusisë në Ukrainë. Të dyja palët duket se i ulën tensionet gjatë telefonatës së parë në tre muaj midis udhëheqësve të dy superfuqive, por nuk dihet ende nëse kjo bisedë kishte dhënë efekte për arritjen e një marrëveshje mbi fatin e TikTok.