Top News/ Trump: SHBA, një shtet fashist! Mbledh 53 milionë dollarë në 24 orët pas vendimit
01/06/2024 13:04

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u zotua se do të apelojë vendimin që e shpalli atë fajtor për 34 vepra penale që lidhen me përpjekjen e tij për të ndikuar në mënyrë të paligjshme rezultatin e zgjedhjeve të 2016. "Ishte një gjyq i montuar", tha me zemërim Trump, para një grupi gazetarësh dhe mbështetësish në kullën që mban emrin e tij në Manhatan. Për 33 minuta, pa një fjalim të shkruar, Trump renditi një sërë kritikash lidhur me çështjen ndaj tij, lidhur me vendin dhe Presidentin Joe Biden. “Procesi është një farsë”, tha ai duke shtuar “Jetojmë në një shtet fashist”. Trump pretendoi pa prova se gjykatësi i çështjes ishte i korruptuar dhe i padrejtë dhe se procedurat ligjore në shtetin e Nju Jorkut ishin orkestruar nga presidenti Biden dhe zyrtarët federalë. Presidenti Joe Biden gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë vuri në dukje se vendimi i njëzëshëm kundër Trump erdhi pasi juria dëgjoi për 5 javë dëshmi për çështjen dhe se Trump i ishte dhënë çdo mundësi për të mbrojtur veten. “Eshtë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme që dikush të thotë se vendimi ishte i montuar vetëm sepse nuk i pëlqeu”, tha Biden të premten.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46