Donald Trump përuroi fushën e tij të re të golfit në Skocinë lindore të martën, duke i dhënë fund një udhëtimi pesë-ditor në të cilin presidenti amerikan nënshkroi një marrëveshje të madhe tregtare dhe foli për disa çështje kyçe. Agjentë sekretë dhe lojtarë golfi mbushën kompleksin e gjerë në bregdetin e Aberdeenshire, duke pritur që presidenti të fillonte lojën. Por presidenti republikan, një lojtar i apasionuar pas golfit, lejoi djalin e tij Eric të hapte zyrtarisht fushën, pasi i ka transferuar pasuritë e tij të paluajtshme dhe asetet në një kompani familjare holding. Fusha e re është një nga më të mirat, natyrale, në botë.