Një tjetër vendim i administratës së presidentit amerikan Donald Trump është pezulluar nga gjykatat vendore. Këtë herë bëhet fjalë për dëbimin e afërsisht 700 fëmijëve të mitur dhe të pashoqëruar nga Guatemala. Avokatët që përfaqësojnë të paktën 10 prej këtyre fëmijëve e kanë quajtur këtë veprim të paligjshëm. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e qeverisë amerikane kanë deklaruar se nuk bëhet fjalë për dëbim, por për ribashkimin e fëmijëve me familjarët e tyre.