Top News – Trump pasurohet në presidencë / Bleu 82 milionë dollarë obligacione nga fundi i gushtit
16/11/2025 12:06

Presidenti amerikan Donald Trump bleu të paktën 82 milionë dollarë në obligacione korporatash dhe shtetërore nga fundi i gushtit deri në fillim të tetorit, duke përfshirë investime të reja në sektorë që përfitojnë nga politikat e tij, treguan deklaratat financiare të bëra publike të shtunën. Sipas formularëve të publikuar nga Zyra e Etikës Qeveritare e SHBA-së, Trump kreu më shumë se 175 blerje financiare nga 28 gushti deri më 2 tetor. Deklaratat, të bëra sipas një ligji për transparencën të vitit 1978 të quajtur Akti i Etikës në Qeveri, nuk rendisin shumat e sakta për secilën blerje. Vlera maksimale totale e obligacioneve të blera i tejkaloi 337 milionë dollarët, sipas deklaratave. Shumica e aseteve të listuara në deklaratat e së shtunës përbëhen nga obligacione të lëshuara nga bashki, shtete, qarqe, distrikte dhe entitete të tjera me lidhje me agjencitë publike. Investimet e reja të Trump në obligacione përfshijnë disa industri, përfshirë sektorë që tashmë kanë përfituar ose po përfitojnë nga ndryshimet e politikave të administratës së tij, siç është derregullimi financiar. Obligacionet e korporatave të blera nga Trump përfshijnë oferta nga prodhues çipash si Broadcom dhe Qualcomm; kompani teknologjike si Meta Platforms; shitës me pakicë si Home Depot dhe CVS Health; dhe banka të Ëall Street si Goldman Sachs dhe Morgan Stanley. Blerjet e borxhit të bankave të investimeve në fund të gushtit përfshinin obligacione të JP Morgan. Të premten, Trump i kërkoi Departamentit amerikan të Drejtësisë të hetojë JP Morgan për lidhjet e saj me financierin e ndjerë dhe të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein. Banka ka thënë se i vjen keq për lidhjet e saj të kaluara me Epstein dhe se nuk e ka ndihmuar atë të kryente "akte të urryera". Trump gjithashtu bleu obligacione Intel pasi qeveria amerikane, nën drejtimin e tij, bleu aksione në kompani. Trump, i cili u pasurua në sektorin e pasurive të paluajtshme përpara se të hynte në politikë, ka thënë më herët se i ka vendosur kompanitë e tij në një fond besimi të mbikëqyrur nga fëmijët e tij.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB