Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka lënë të kuptohet se një marrëveshje e mundshme për Rripin e Gazës është në horizont, e cila do të përfshijë lirimin e të gjitha pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Duke iu drejtuar gazetarëve pas një udhëtimi në Nju Jork, Trump tha se janë duke u bërë përpjekje intensive për arritjen e një zgjidhjeje të favorshme.