Top News – Trump nuk do mandat të tretë / Vë në dyshim kushtetutën: Nuk e di a duhet ta mbështes
05/05/2025 13:32

Presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë të transmetuar të dielën se nuk po e konsideron seriozisht kandidimin për një mandat të tretë në Shtëpinë e Bardhë, i cili është i ndaluar nga kushtetuta, pasi e ka reflektuar publikisht këtë ide. "Kjo nuk është diçka që po kërkoj ta bëj," i tha ai moderatores së NBC Neës duke shtuar: "Po kërkoj të kem katër vite të shkëlqyera dhe më pas t'ia dorëzoj stafetën dikujt, idealisht një republikani të shkëlqyer, për ta çuar përpara." Ai u shpreh më tej se nuk e dinte nëse duhej ta mbështeste kushtetutën amerikane. "Nuk e di," u përgjigj Trump kur prezantuesja e pyeti drejtpërdrejt nëse ai beson se duhet të mbështesë ligjin suprem të vendit. I pyetur konkretisht nëse qytetarët amerikanë dhe jo-qytetarët meritojnë një proces të rregullt ligjor, siç thotë Kushtetuta e SHBA-së, Trump tha: "Nuk jam avokat. Nuk e di." Lëvizjet agresive të presidentit për të deportuar emigrantët pa dokumente - disa pa mundësinë e një seance gjyqësore - kanë tërhequr kritika të gjera, por Trump këmbëngul se është e nevojshme përballë asaj që ai e ka shpallur si një "emergjencë kombëtare". Sugjerimi për të kërkuar një mandat të tretë në detyrë është komentuar shumë nga studiuesit ligjorë dhe kushtetues. Amendamenti i 22-të i Kushtetutës thotë se "asnjë person nuk do të zgjidhet në detyrën e Presidentit më shumë se dy herë". Por Trump tha në mars se "nuk po bënte shaka" për kërkimin e një mandati të tretë, duke shtuar, pa dhënë hollësi se ka "metoda" që do ta lejonin këtë të ndodhte. Ndryshimi i Kushtetutës për të lejuar një mandat të tretë do të ishte një detyrë e vështirë, duke kërkuar një shumicë prej dy të tretash në të dy dhomat e Kongresit dhe ratifikim nga të paktën 38 nga 50 legjislaturat shtetërore të SHBA-së.

Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26