Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Nju Jorkut, Zoran Mamdani ka zhvilluar takimin e tij të parë me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Takimi, i cili u zhvillua në Zyrën Ovale u cilësua nga Trump si shumë produktiv dhe i shkëlqyer. Presidenti amerikan i shprehu urimet e tij Mamdanit për postin e ri dhe shprehu besimin se ai do të udhëheqë Nju Jorkun me sukses. Mamdani, nga ana e tij theksoi rëndësinë e këtij takimi dhe vlerësoi bisedën që zhvilluan me presidentin. Ai shtoi se takimi u përqendrua në tema të përbashkëta që janë të rëndësishme për qytetin, si dhe për përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e jetës për banorët e Nju Jorkut. Biseda mes dy liderëve u fokusua gjithashtu në nevojën për të bërë jetesën më të përballueshme dhe për të përballuar sfidat që qyteti po kalon.