Top News- Trump negociata me Putin për Ukrainën, Rubio ‘anashkalon’ takimin e NATO
28/11/2025 22:19

Marco Rubio pritet të mos marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme, thotë agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy zyrtarë amerikanë. Rubio, sekretari i shtetit i SHBA-së, planifikon të humbasë takimin më 3 dhjetor - në atë që do të ishte një veprim i pazakontë. Zëvendësi i Rubios, Christopher Landau, do të përfaqësojë SHBA-në në vend të tij, thanë burimet për Reuters. Nga ana tjetër një zyrtar i NATO-s i tha Reuters: se “aleanca organizon takime të shumta ministrash çdo vit, dhe ndërsa shumica e aleatëve përfaqësohen nga ministrat në shumicën e rasteve, nuk është e pazakontë që rrethanat ta pengojnë një ministër të marrë pjesë në të gjithë ose në një pjesë të një takimi të NATO-s.” Mungesa e Rubios vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë po përpiqet të ecë përpara me negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Donald Trump ka dërguar zyrtarë si në Kiev ashtu edhe në Moskë, për të marrë përgjigje mbi draftin e fundit të planit të paqejes të propozuar. Megjithatë, disa nga aleatët evropianë dhe të NATO-s të Ukrainës shqetësohen se po përjashtohen nga procesi i negociatave. Ndërsa disa ministra mungojnë në të tilla takime, është shumë e pazakontë që sekretari i shtetit i SHBA-së ta humbasë këtë ngjarje. Kjo për shkak të peshës që SHBA ka por dhe nga ana tjetër takime të tilla zhvillohen vetëm dy herë në vit. Në vitin 2017, gjatë mandatit të parë të Trump, sekretari i atëhershëm i shtetit Rex Tillerson fillimisht planifikoi të mos merrte pjesë në një takim të prillit, por më pas ndryshoi axhendën e tij për të mos e humbur. Rubio kohët e fundit ka udhëhequr përpjekjet për të sjellë një fund diplomatik të luftës në Ukrainë dhe ka menaxhuar delegacionin amerikan në Gjenevë fundjavën e kaluar, ndërsa ekipet amerikane dhe ukrainase kanë përshtatur një plan fillestar që do t’i çojë drejt paqes.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB