Top News – Trump në telefon me Putinin…Telefonata në ditët e ardhshme, konfirmon këshilltari
13/01/2025 11:48

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike në ditët ose javët e ardhshme dje nuk është realiste ideja që ushtarët rusë të dëbohen nga çdo centimetër i territorit ukrainas, tha një këshilltar i lartë i Trump. Ky i fundit, që do të rikthehet si president i SHBA-së më 20 janar, e cilëson veten si një mjeshtër i marrëveshjeve dhe është zotuar të përfundojë me shpejtësi luftën në Ukrainë, por nuk ka përcaktuar se si mund ta arrijë këtë. Kongresmeni amerikan Mike Ëaltz, këshilltari i ardhshëm për sigurinë kombëtare, i tha ABC të dielën se lufta ishte kthyer në një "mulli mishi të njerëzve dhe burimeve" të stilit të Luftës së Parë Botërore me "pasoja të Luftës së Tretë Botërore". "Të gjithë e dinë se kjo duhet të përfundojë diplomatikisht," tha Ëaltz, një besnik i Trump, i cili gjithashtu ka shërbyer në Gardën Kombëtare si kolonel. "Unë thjesht nuk mendoj se është realiste të thuhet se ne do të dëbojmë çdo ushtar rus nga çdo pëllëmbë e tokës ukrainase, madje edhe nga Krimea. Presidenti Trump e ka pranuar këtë realitet dhe mendoj se ka qenë një hap i madh përpara dhe e gjithë bota është duke e pranuar atë realitet, tani le të ecim përpara”. I pyetur konkretisht në lidhje me kontaktet midis Trump dhe Putinit, Ëaltz tha: "Unë pres një telefonatë, të paktën në ditët dhe javët në vijim".

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06