Teksa babai i saj është i angazhuar në forumin ekonomik të Davosit, Ivanka Trump ka zgjedhur Shqipërinë për të bërë ndalesën e radhës të saj. Vajza e Presidentit amerikan ka mbërritur këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës. E shoqëruar nga forca të shumta policore, Ivanka Trump është akomoduar në një hotel në zonën e Ujit të Ftohtë të qytetit bregdetar. Nuk ka detaje nëse vizita lidhet me çështje biznesi apo është thjesht turistike, por kjo është hera e tretë që Ivanka Trump viziton Shqipërinë në një hark të shkurtër kohor. Vizita e fundit e saj ishte verën e vitit të kaluar, kur u ndal në një restorant të njohur në bregdetin e Vlorës e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Jared Kushner.