Ish-kryeministri Sali Berisha duket se I ka zbutur qëndrimet ndaj SPAK, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në konferencën për mediet të kësaj të mërkure, ish-kryeministri u shpreh se në këtë Strukturë, ka edhe njerëz të ndershëm, por sipas tij shkak për ndryshimin në rrugën e SPAK është bërë fitorja e Trump.