Top News – Trump merr miratimin final / 9 mld dollarë më pak ndihma amerikane në botë
18/07/2025 12:32

Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar përfundimisht mëngjesin e së premtes kërkesën e presidentit Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet për ndihmat amerikane në botë dhe për transmetuesit publikë. Paketa për shkurtime financiare kaloi me 216 vota pro dhe 213 kundër, dhe tani do t’i dërgohet presidentit Trump për t’u nënshkruar në ligj. Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi pasi paketa u ndryshua këtë javë nga Senati për t’i përjashtuar shkurtimet prej rreth 400 milionë dollarësh për programin global për luftën kundër HIV/AIDS-it, PEPFAR. Kjo ishte hera e parë pas dekadash që një president ka arritur me sukses të paraqesë një kërkesë për anulim fondesh dhe Shtëpia e Bardhë la të kuptohej se nuk do të jetë as e fundit. Disa republikanë u ndien të shqetësuar për shkurtimet, por gjithsesi i mbështetën ato, duke mos dashur ta zemërojnë Trumpit e as ta kundërshtojnë agjendën e tij. “Duhet të rikthehemi tek sensi fiskal dhe ky është një hap i rëndësishëm”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson. Kundërshtarët shprehën shqetësime jo vetëm për programet e prekura, por edhe për faktin se Kongresi po ia dorëzonte kompetencat e tij për shpenzimet degës ekzekutive, pasi investimet e miratuara në mënyrë dypartiake po anuloheshin më pas me vota të ndara sipas vijës partiake. Ata thanë se përpjekjet e mëparshme për anulim kishin pasur të paktën mbështetje të pjesshme dypartiake dhe e përshkruan paketën republikane si të paprecedentë. Asnjë demokrat nuk e mbështeti paketën kur ajo kaloi në Senat me 51 vota pro dhe 48 kundër, në orët e para të së enjtes.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06