Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai po mobilizon të gjitha burimet federale, civile dhe ushtarake, për të ndaluar trazirat dhe plaçkitjet e gjera të nxitura nga vrasja e një personi me ngjyrë – të paarmatosur – gjatë ndalimit nga ana e policisë. Trump tha më 1 qershor se ai do të vendosë forcat ushtarake amerikane, përveç nëse guvernatorët zbatojnë rekomandimin e tij, për të vendosur Gardën Kombëtare, në numër të mjaftueshëm për të “dominuar situatën “. Presidenti mund të përdorë Aktin e Kryengritjes të epokës së luftës civile për të vendosur në rrugë ushtarët amerikanë.