Mbi 5 mld dollarë tha presidenti amerikan Donald Trump se janë premtuar ndihmë për Gazën nga anëtarët e Bordin e Paqes, në kuadër të përpjekjeve për rindërtim dhe stabilizim humanitar. Në një postim në Truth Social, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se zotimi formal për financimin do të shpallet më 19 shkurt 2026 në Uashington. "Më 19 shkurt 2026, do të jem përsëri bashkë me Anëtarët e Bordit të Paqes në Institutin e Paqes Donald J. Trump në Uashington, ku do të njoftojmë se Shtetet Anëtare kanë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë për përpjekjet Humanitare dhe të Rindërtimit në Gaza, dhe kanë angazhuar mijëra personel në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe Policinë Lokale për të ruajtur Sigurinë dhe Paqen për banorët e Gazës", shkroi Trump i cili theksoi se Hamasi duhet të respektojë angazhimin e tij për çmilitarizim të plotë dhe të menjëhershëm. “Bordi i Paqes do të dëshmojë se është Organi Ndërkombëtar më i rëndësishëm në histori dhe është nder për mua të shërbej si Kryetar i tij", shkroi më tej Trump.