Top News – Trump, ‘luftë’ me Maduron / SHBA çon tre luftanije pramë brigjeve të Venezuelës
21/08/2025 13:03

Presidenti amerikan Donald Trump po vendos tre anije luftarake pranë bregdetit të Venezuelës, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar trafikun e drogës, tha të mërkurën një burim amerikan. Lëvizja vjen ndërsa administrata Trump rrit presionin ndaj udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro, duke dyfishuar shpërblimin për kapjen e tij në 50 milionë dollarë më herët këtë muaj, nën akuzat për trafik droge ndaj udhëheqësit të majtë. Tre destrojerët e armatosur deri në dhëmbë me raketa, të klasit Aegis, po i drejtohen ujërave të Venezuelës, tha burimi amerikan për AFP në kushte anonimiteti. Media amerikane raportoi se Uashingtoni po planifikonte gjithashtu të dërgonte 4,000 marinsa në rajon. Uashingtoni, i cili nuk i njeh dy fitoret e fundit zgjedhore të Maduros, e akuzon atë për udhëheqjen e bandave të trafikut të kokainës Cartel de los Soles "Karteli i Diejve". Departamenti amerikan i Thesarit i dha grupit një përcaktim të veçantë terrorist muajin e kaluar, duke e akuzuar atë për mbështetjen e karteleve të drogës Tren de Aragua dhe Sinaloa, të cilat u etiketuan si organizata të huaja terroriste më herët këtë vit. Shtëpia e Bardhë tha të martën se Trump do të përdorte "çdo element" për të ndaluar trafikimin e drogës, kur u pyet për mundësinë e trupave amerikane në terren në Venezuelë. "Presidenti Trump ka qenë shumë i qartë dhe konsistent, ai është i përgatitur të përdorë çdo element të fuqisë amerikane për të ndaluar drogën që të vërshojë në vendin tonë dhe për të sjellë ata që janë përgjegjës para drejtësisë", tha Sekretarja e Shtypit Karoline Leavitt. Ajo e përshkroi qeverinë venezueliane si një "kartel narko-terrorizmi". "Dhe Maduro, sipas kësaj administrate, nuk është një president legjitim, ai është një kryetar i arratisur i këtij karteli i cili është akuzuar në Shtetet e Bashkuara për trafik droge", shtoi ajo. Maduro tha ndërkohë të hënën se do të vendoste 4.5 milionë anëtarë të milicisë në të gjithë Venezuelën në përgjigje të "kërcënimeve" të SHBA-së.

Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14