Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori të premten një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në mesazh Presidenti Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin SHBA me Shqipërinë bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e vlerave dhe idealeve mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan. Dubël trump - “Duke mbrojtur sovranitein, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme”. Letra e Presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës përcolli për 249 -vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës.