Top News- Vrau pa mëshirë policin bashkë me fëmijën e tij 8-vjeçar, Kanadaja s’lejon ekstradimin
08/12/2025 17:56

Një 62-vjeçar shqiptar që fshihej në Quebec, pasi ishte dënuar në Shqipëri 25 vite më parë për vrasjen e një polici dhe të një fëmije 8-vjeçar nuk do të ekstradohet nga Kanadaja në Shqipëri, ka konfirmuar Gjykata e Apelit në Monreal. “Gjykatësi ka vlerësuar, se provat në tërësinë e tyre nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ndalimin”, thuhet në vendimin e shpallur të Gjykatës. 62-vjeçari, Ëngjëll Brahimi, kërkonte hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij në vitin 1997, I cili humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Për këtë arsye ai shënjestroi shefin e hetimeve, në momentin kur po udhëtonte për pushime së bashku me familjen e tij. Ëngjëll Brahimi përmes një arme automatike, ka qëlluar në drejtim të policit dhe familjes së tij, duke lënë të vdekur në vend djalin e tij 8 vjeçar. Sipas autoriteteteve, polici ka dalë nga makina në drejtim të lumit Vjosë, ku Ëngjëll Brahimi ka vijuar ta ndjekë dhe e ka qëlluar disa herë duke e vrarë. Autori 62-vjeçar është identifikuar rreth 5 muaj më vonë nga gruaja e policit, përmes disa fotografive. Ëngjëll Brahimi u largua fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Kanada, ku arriti të merrte edhe shtetësinë. Pas nisjes së kësaj çështje gjyqësore në Kanada, mbrojtja e ibrahimit ka këmbëngulur për pasaktësi ligjore nga Shqipëria. Prokurori i përgjithshëm i Kanadasë, e kishte çuar çështjen në apel, duke pretenduar disa gabime nga gjyqtari. Por në fund të procesit, gjykata më e lartë e Quebec-ut vlerësoi se nuk kishte pasur asnjë gabim.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27