Donald Trump do të drejtojë Gazën me ndihmën e Tony Blair, si pjesë e planit 20-pikësh të presidentit amerikan për "paqe të përjetshme në Lindjen e Mesme". Trump tha të hënën se do të mbikëqyrte një qeveri kalimtare në Rripin e Gazës si kreu i një organi të ri të quajtur Bordi i Paqes, në të cilin do të bënte pjesë edhe Tony Blair. Trump tha se "udhëheqësit e botës arabe" i kishin kërkuar të ishte kryetar i organit. Duke përshkruar planin, i cili përfshin tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve të mbetura nga Hamasi, Trump tha: "Sot është një ditë historike për paqen. Le ta quajmë paqe të përjetshme në Lindjen e Mesme."