Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën, gjatë një konference për shtyp të martën, duke thënë se kontrolli amerikan i të dy territoreve është jetik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Vetëm dy javë para se të marrë mandatin e ri më 20 janar, Trump la të hapur mundësinë që të përdorë ushtrinë amerikane për të siguruar kontrollin ndaj këtyre dy territoreve.