Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se populli iranian i mbështet Shtetet e Bashkuara, por sipas tij, ai ndodhet nën presion dhe kërcënim nga regjimi në Teheran. Deklarata u bë nga konferenca që ai po mban në Shtëpinë e Bardhë, në një moment kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit mbeten të larta. Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti qëndrimin e tij se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore, duke lënë të kuptohet se zhvillimet e ardhshme do të varen nga veprimet e Teheranit. “Do të shohim çfarë ndodh. Lufta mund të përfundojë shpejt nëse ata bëjnë gjëra të caktuara”, deklaroi Trump.