Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar të vendosë më shumë tarifa pasi masa e tij e fundit për taksat e importit për çelikun dhe aluminin që hyjnë në SHBA, shkaktoi hakmarrje nga Bashkimi Evropian dhe Kanadaja. Trump tha se "sigurisht" ai do t'i përgjigjet kundërmasave, duke përsëritur paralajmërimin e tij për të vendosur tarifa "reciproke" muajin e ardhshëm për vendet në mbarë botën.