Një grup prej 30 mjekësh të lartë të specializuar në psikiatri ose shëndet mendor ka paralajmëruar se Presidenti Donald Trump është i paaftë mendërisht, duke treguar shenja të qarta të rënies së aftësive njohëse ndaj sipas tyre ai duhet të shkarkohet nga detyra. Në një letër të paraqitur në Kongres, ata thanë se gjatë vitit të kaluar, sjellja e Trumpit tregoi "përkeqësim të dukshëm në funksionimin kognitiv", "delire madhështie" dhe "kontroll të gjykimit dhe impulseve të dëmtuar rëndë".