Presidenti I SHBA, Donald Trump ka premtuar se do të dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë. Teksa foli në një bazë ushtarake amerikane pranë Uashingtonit, Trump tha se për sistemet Patriot, do të paguajë Bashkimi Evropian, por pa i specifikuar vendet e BE-së që do të përfshihen në transaksionin e tillë. “Ne do t’u dërgojmë atyre sisteme Patriot, të cilat u nevojiten aq shumë, sepsePutin me të vërtetë i habiti shumë njerëz. Ai flet mirë dhe pastaj i bombardon të gjithë në mbrëmje... Nuk më pëlqen”, deklaroi Trump.