Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se i ka revokuar lejen e sigurisë Joe Bidenit dhe aksesin në informacionet e përditshme të inteligjencës, pasi paraardhësi i tij bëri të njëjtën gjë me të katër vjet më parë. “Nuk ka nevojë që Joe Biden të vazhdojë të ketë akses në informacionet e klasifikuara”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”.