Top News – Trump e Putin takohen ‘ditët në vijim’ / Konfirmon Kremlini…por pa Zelenskin
07/08/2025 14:44

Kremlini njoftoi të enjten se është arritur pajtueshmëri për një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin. Takimi mund të zhvillohet javën e ardhshme dhe palët janë pajtuar "në parim" edhe për vendtakimin, u tha gazetarëve këshilltari për çështjet e jashtme i Putinit, Yuri Ushakov. Ushakov shtoi se organizimi i ngjarjeve të tilla kërkon kohë dhe asnjë datë nuk është konfirmuar ende. Vendndodhja e mundshme do të bëhet e ditur "pak më vonë", sipas tij. Ai gjithashtu hodhi poshtë mundësinë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të jetë pjesë e këtij takimi për të biseduar për përfundimin e luftës gati katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë - një ide që Shtëpia e Bardhë tha se Trump është i gatshëm ta shqyrtojë. "Ne propozojmë, para së gjithash, të përqendrohemi në përgatitjen e një takimi dypalësh me Trumpin dhe e konsiderojmë më të rëndësishme që ky takim të jetë i suksesshëm dhe frytdhënës", tha Ushakov, duke shtuar se propozimi i të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Ëitkoff, për një takim ku të përfshihej edhe udhëheqësi i Ukrainës “nuk është diskutuar në mënyrë specifike”. Nuk është e qartë se si ky njoftim për takim do të ndikojë në afatin e vendosur nga Trump për të premten, që Rusia të ndalë vrasjet ose të përballet me sanksione të rënda ekonomike. Një takim mes Putinit dhe Trumpit do të ishte i pari që nga rikthimi i presidentit republikan në detyrë këtë vit. Ai do të përbënte një moment të rëndësishëm në luftë, ndonëse nuk ka asnjë garanci që një takim i tillë do të sjellë fundin e luftimeve, pasi Rusia dhe Ukraina mbeten shumë larg në kërkesat e tyre. Zyrtarët perëndimorë e kanë akuzuar vazhdimisht Putinin për shtyrje të bisedimeve për paqe për të fituar kohë që forcat ruse të pushtojnë më shumë territore ukrainase. Putini në të kaluarën nuk ka bërë asnjë lëshim dhe do të pranojë vetëm një marrëveshje sipas kushteve të tij. Ndërkohë, një sondazh i ri nga Gallup tregoi se ukrainasit po tregohen gjithnjë e më të etur për një zgjidhje të negociuar të luftës, me vetëm një të katërtën e të anketuarve që dëshirojnë ta vazhdojnë luftën deri në fitore. Në vitin 2022, pasi Rusia nisi pushtimit e plotë të Ukrainës në shkurt, Gallup kishte zbuluar se rreth tre të katërtat e ukrainasve të anketuar mbanin këtë qëndrim.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05