Shqipëria ka numrin më të lartë të shtetasve që qëndrojnë në mënyrë ilegale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndaj tyre, administrata e presidentit Donald Trump ka urdhëruar dëbim të menjëhershëm. Në një dokument zyrtar të departamentit të emigracionit, thuhet se të paktën 1874 shtetas shqiptarë qëndrojnë në mënyrë ilegale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shifër kjo më e lartë krahasuar me Serbinë që ka vetëm 50 shtetas, Mali i Zi 68 dhe Maqedonia e Veriut 341. Këto janë shifrat zyrtare të shtetasve ilegalë që janë identifikuar nga organet kompetente.