Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar ndërtimin e një objekti të paraburgimit të emigrantëve në Gjirin e Guantanamos, ku ai tha se do të mbante deri në 30,000 persona. Ai tha se objekti në bazën e marinës amerikane në Kubë, i cili do të jetë i ndarë nga burgu ushtarak i sigurisë së lartë, do të strehojë "emigrantët e paligjshëm më të këqinj, kriminelët që kërcënojnë popullin amerikan". Gjiri i Guantanamos është përdorur në fakt prej kohësh për strehimin e emigrantëve, një praktikë që është kritikuar nga disa grupe të të drejtave të njeriut.