Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, ka bërë një tjetër lëvizje, në kuadër të formësimit të ekipit të tij qeverisës për mandatin e ardhshëm. Në këtë drejtim, Trump ka emëruar Guvernatorin e Dakotës së Veriut Doug Burgum në krye të Departamentit të Brendshëm, I cili është përgjegjës për menaxhimin dhe ruajtjen e pjesës më të madhe të tokës në pronësi të qeverisë federale së bashku me burimet natyrore.