Top News – Trump, 20 pika për paqen në Gaza / Vendet myslimane dhe Evropa mbështesin planin
30/09/2025 11:53

Vendet kryesore myslimane e kanë mbështetur planin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të amerikës, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, edhe pse disa palestinezë e quajtën propozimin një “farsë”. Aleatët evropianë të Uashingtonit i bënë ndërkohë thirrje Hamasit ta pranojë propozimin amerikan. Pas bisedimeve mes Trump dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Uashington të hënën, Shtëpia e Bardhë publikoi një plan me 20 pika për Gazën. Plani parashikon armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar. Tetë shtete arabe ose me shumicë myslimane thanë në një deklaratë të përbashkët se e “përshëndesin rolin e presidentit amerikan dhe përpjekjet e tij të sinqerta që synojnë t’i japin fund luftës në Gaza”. Ata thanë se “konfirmojnë gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive me Shtetet e Bashkuara dhe palët e tjera drejt finalizimit të marrëveshjes dhe sigurimit të zbatimit të saj”. Vendet përfshijnë Egjiptin, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë. Të gjitha këto vende e njohin Izraelin, megjithëse disa kanë marrëdhënie të trazuara. Deklaratën e nënshkruan gjithashtu Katari, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm ndërmjetësues, dhe Arabia Saudite. Indonezia dhe Pakistani, dy vendet me popullatën më të madhe myslimane në botë, iu bashkuan gjithashtu deklaratës. Indonezia ka ofruar trupa si pjesë e një force të ardhshme në Gazë, ndërsa Pakistani është përpjekur të afrohet me Trump dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Uashingtonin.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06