Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç. 27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.