Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 9 e 15 minuta të paraditës së kësaj të marte në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku objekt i sulmit ka qenë automjeti në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri, Nexhi Beqiri. Sipas policisë, automjeti ndodhej I parkuar para një pallati në momentin e shpërthimit, dhe fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Një tjetër shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të edhe në qytetin e Fierit. Policia bën me dije se nga shpërthimi, në lagjen ‘Kastriot’, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, në derën e jashtme të një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.