Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Mësohet se shënjestra ishte Arjan Muça, me statusin e prokurorit, por me detyrën si i komanduar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë si inspektor. Atij i ka shpërthyer bomba në makinë, ndërsa nuk është raportuar për të plagosur.