Një shpërthim tritoli ka ndodhur afër mesnatës në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas të dhënave të policisë ekzplozivi ka shpërthyer në një mobileri që i përket shtetasit Dëfrim Ajazi, banues në Tiranë. Policia në njoftimin zyrtar ka pohuar se si pasojë e shpërthimt të lëndës plasëse janë shkaktuar dëme të shumta materiale në mobilerinë që ishte objekt i sulmit. Grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht bëhet e ditur se nuk ka ndonjë pistë konkrete për zbardhjen e ngjarjes, pasi pronari i mobilerisë nuk ka pasur konflikte të mëparshme. Burime tw tjera policore pohuan se një nga pistat e mundshme ku po punohet është ajo e vendosjes së tritolit në mobileri për shkak të konkurencës.