Një çantë e dyshuar me lëndë plasëse është konstatuar mbrëmjen e së shtunës në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit. Çanta është gjetur e lënë pranë hyrjes së hotelit, të ndodhur në rrugën e Vilës së Zogut, ndërsa raportohet se kohët e fundit nuk funksiononte më si i tillë. Ndërkohë, qytetarët e Durrësit e njohin godinën si hoteli i ish kryebashkiakut të qytetit, Vangjush Dako.