Një efektivi në Shkodër i kanë vendosur tritol në derën e banesës së tij. Shpërthimi ka ndodhur në orën 03:10 të mëngjesit në lagjen "Tepe", në derën e banesës të policit Vilson Zhuri. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Forcat e Policisë kanë ushtruar kontrolle në të gjithë zonën prap banesës së tij, ku kanë evidentuar në kamerat e sigurisë dy persona që afrohen me motor dhe vendosin lëndën plasëse.