Regjimi i rreptë dhe nën kushte maksimale sigurie në burgjet shqiptare, i quajtur 41 bis, u krijua vetëm 2 vite më parë në Shqipëri, duke ndjekur me përpikmëri modelin italian të izolimit të veçantë. Qelitë e këtij regjimi synojnë të izolojnë totalisht dhe të presin fijet e kontakteve të emrave të mëdhenj të botës së krimit, që përpiqen të drejtojnë aktivitet kriminal edhe nga dhomat e qelive.