Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali i konsideroi trillime politike raportimet mediatike dhe të opozitës për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e vizave për shqiptarët. Ajo thotë se nuk bëhet fjalë për një vendim që dënon Shqipërinë, por për zbatimin e politikave të reja të administratës amerikane për emigracionin nga 75 vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu pesë nga Ballkani Perëndimor.