Rritja e të infektuarve nga koronavirusi ka trefishuar kërkesat për tampon. Epidemiologët në terren po vënë re rritje të pozitivitetit nga Covid-19, ku një pjesë e të prekurve janë asimptomatikë, pa shenja. Të rinjtë po rezultojnë mosha më e prekur në këtë periudhë, të cilët po shkaktojnë vatra familjare. “Ka një rritje të të prekurve me Covid-19. Grupmoshat janë relativisht të rinj. Zonat më problematike janë Astiri, Kamza, dhe Lapraka nuk mbetet pas”, thonë epidemiologët.