Policia ka vënë në pranga dy persona, babë e bir në Tepelenë, pas zbulimit të një parcele me bimë narkotike pranë banesës së tyre. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit antikanabis “Koordinata”, i cili po zbatohet në të gjitha qarqet e vendit për goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit.