Tre persona janë arrestuar këtë të diel nga Policia e Tiranës, pasi qarkullonin me armë zjarri. Ata janë me inicialet K. Y., 35 vjeç, E. M., 41 vjeç, dhe A. N., 32 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Nr. 3, bënë të mundur arrestimin e shtetasve në fjalë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative,