Top News- Tre të arrestuar në Vlorë/ Shisnin drogë dhe mallra kontrabandë
05/04/2025 10:36
Policia e Vlorës ka goditur dy raste të shpërndarjes së drogës dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara. Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine, kanabis dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale.