Putin nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ka tre objektiva për të rindërtuar perandorinë e vjetër ruse, ka paralajmëruar lideri i Letonisë. Presidenti Edgars Rinkevics tha se kapja e Balltikut do të jetë faza e dytë e ëndrrës së çmendur të Putinit për të rifituar një perandori të humbur. Rinkevics jep një vlerësim të matur mbi të ardhmen e paqëndrueshme të sigurisë evropiane përballë një Rusie gjithnjë e më agresive. Ai tha lufta e rusisë në Ukrainë ka të ngjarë të çojë në më shumë gjakderdhje pasi Kremlini udhëhiqet nga "pakënaqësia për perandorinë e humbur". "Nëse Rusia ndjen se ka fituar në Ukrainë, tundimi do ta shtyjë të vazhdojë... nëse mendon se është mundur, dëshira do të jetë për hakmarrje," tha Rinkevics.